Armeni, pa rrugë/ Selenicë, banorët: Jemi ankuar tek bashkia dhe deputeti, asnjë zgjidhje!
Banorët e Fshatit Armen në Selenicë thonë se janë të braktisur nga pushtetit. Ata ankohen për rrugën e fshatit, ndërsa shprehen se ajo është bërë pothuasje e pakalueshme për shkak të mungesës së investimeve!
Kjo është rruga e fshatit Armeni në Slenicë të Vlorës!
Banorët e zonës thonë se aksi është kthyer në një gangrenë me gropa dhe pothuasje i pakalueshëm.
“Neve për këto rrugë kemi vajtur shumë herë por fjala jonë vete në vesh të shurdhët”, shprehet një banor.
Thirrja e tyre sa herë ka pasur zgjedhje ka qenë rruga, por që pushteti nuk ka vënë dorë!
“Çdo herë sa ka votime, bëhen premtime, ja ku jemi”, shprehet i zhgënjyer një tjetër banor.
“Edhe me kryetarin e Bashkisë kemi bërë fjalë, edhe deputetit i thamë që ta bënte. Ne më të shumtë jemi të majtë këtu, dhe gjithmonë Partinë Socialiste kemi votuar”, thotë një tjetër banor.
“Unë me atë deputetin kam të bëj dhe të gjitha këto ia kemi ngritur disa herë, edhe për këtë sheshin këtu. Kjo rrugë ka qenë e bërë që në kohën e monizmit”, shprehet një tjetër banor.
Për shkak të mungesës së investimeve banorët janë larguar prej atje!
“Jna larguar të gjithë, të rinj si puna jote këtu nuk ka më”, thotë banori.
“Kemi mbetur në shtëpi nga dy veta, kanë ikur të gjithë”, thotë banori tjetër.
Fshati ndodhet 22 km larg Vlorës dhe rreth 5 km larg bashkisë së Selenicës ndërsa nuk ka parë investime domethënëse vitet e fundit!


