Meloni: Kufiri mesdhetar është një problem evropian
Për Giorgia Melonin problemi i kufirit jugor të Mesdheut nuk është vetëm i Italisë, por i gjithë Europës.
Në Këshillin e fundit Evropian - tha kryeministrja në një intervistë, - ky realitet doli qartë dhe ne e mirëpritëm debatin për cilësinë dhe vendimet që janë maturuar.
“Kam informuar partnerët evropianë dhe jo vetëm jam dëgjuar, por kam bashkëpunuar plotësisht. Të gjithë tani e dinë se cilat janë problemet dhe madhësia e sfidës. Nuk është më koha për të diskutuar, por për të vepruar”, tha Meloni.
Kryeministrja foli konkretisht për situatën në Tunizi, ku ka nevojë urgjente për një përgjigje, duke qenë se shërbimet na thonë se një valë e mundshme prej 900 mijë personash po përgatitet të zbarkojë në brigjet e Europës.
“Qeveria italiane do të vazhdojë të luftojë trafikantët e qenieve njerëzore, duke shpëtuar jetë në det, duke promovuar hyrjet ligjore dhe duke mirëpritur ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare, duke ndërtuar një të ardhme në Afrikë”, tha kryeministrja Giorgia Meloni.
