Muaji i Ramazanit/ Kera: Gjatë agjërimit njeriu reflekton dhe vëtëpërmbahet ndaj të keqes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 18:58
Vladimir Kera, teolog, në një intervistë në Ora News në emisionin “Epiqendër” me gazetaren Sonila Musai tregoi kushtet që një besimtar duhet të kryejë nëse mban agjërim.
Sipas tij një besimtar duhet të jetë i pjekur jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht dhe jo i imponuar nga dikush për të agjëruar.
Duke ndjekur një afat, sipas kalendarit prej një muaji, asnjë agjërues nuk duhet të konsumojë ushqim.
Sipas Kerës agjërim në shqip do të thotë aftësi për tu vetëpërmbajtur nga smira, zilia që e dëmtojnë njeriun në thelb.
Teologu deklaroi se një njeri që i është pranuar agjërimi ose jo shikohet pas agjërimit sepse shikohet se si është ai, a është i njëjti apo ndryshoi, ka ndonjë reflektim dhe këtu shikohet a të është pranuar agjërimi apo jo.
