Prilli mbyllet me vranësira dhe shi

Ndonëse jemi në pranverë, xhupat do të vijojnë të jenë pjesë e përditshmërisë sonë.

Sipas meteorologes, Lajda Porja, muaji prill do të vijojë të karakterizohet nga një mot me vranësira dhe reshje shiu.

"Dhe pse është pranverë, ende vijojnë të dalin me xhupa, vijojnë të jenë mëngjeset relativisht të freskëta".

Sa i përket vendeve të rajonit, sipas Meteoalb pritet të vijojë e njëjta situatë.