Ekzistenca e xhindeve, Hoxhë Ahmet Kalaja tregon se çfarë ndodh kur futen tek njerëzit
Hoxhë Ahmet Kalaja i ftuar në emisionin "Kjo është koha" tregoi se xhindet jop vetëm ekzistojnë por janë dhe të ndarë në xhinde myslimanë dhe jomyslimanë.
Ai tregoi se ata që futen tek njerëzit në raste magjish apo sëmundjesh janë xhindet jobesimtarë dhe të këqinj.
"Në islam krijesat janë engjëjt, njerëzit, xhindet dhe bota shtazore. Gjithësecila nga këto janë ndarë, engjëjt janë krijuar nga drita, xhindet nga flaka, njeriu është krijuar nga balta dhe çdo gjë tjetër e ka origjinën nga uji. Kjo është ndarja në Islam.
Ne nuk kemi engjëj të zinj apo të bardhë, në Islam janë vetëm të bardhë. Xhindet pastaj janë të bardhë dhe të zinj, të mirë dhe të këqinjtë.
Zoti i madh përderisa e ka përmendur në një kapitull do të thotë se ekzistojnë dhe një njeri që mohon ekzistencën e tyre nuk është besimtar pasi ka mohuar drejtpërdrejt Kur'anin dhe zoti përmend se kur janë përballur drejtpërdrejtë xhindet me profetin dhe çfarë ka ndodhur në botën qiellore kur ka ardhur shpallja e profetit opër herë të parë.
Portat kur xhindet ngjiteshin në qiell për të marrë habeert e qiellit u mbyllën dhe kush tentonte të afrohej pranë atyre portave goditej nga yjet. Ata nuk e kuptuan derisa morën vesh se dikujt i ka ardhur shpallje, i ka ardhur Kur'ani dhe besuan në profet.
Edhe vetë xhindet janë të ndarë në mysliman dhe jomysliman. Diçka interesante është se e pyetën xhindet besimtarë profetin Muhamed se ku të jetojmë dhe ai tha se duhet të jetoni në male e në kodra. Mos u përzini me njerëzit. Pra xhindet besimtarë nuk përzihen me njerëzit. Pra këta xhindet që përzihen me njerëzit në raste sëmundjesh, magjish, mësyesh nuk janë xhinde besimtarë," tha ai.