Halilaj kundër iftareve të luksit: Mendoni më shumë për njerëzit në nevojë ose fëmijët që nuk mund të shkollohen

Pedagodia, Helena Halilaj, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores, Sonila Musai, foli për darkat e politikanëve për iftar.


Halilaj: Gjëja që nuk më pëlqen shumë është një lloj karshilliku me iftaret e pafundme që shtrohen dhe unë kam qenë pjesë shumë herë e tavolinave, e ftesave, për arsye të miqve të shokëve etj. Por mendoj që do të ishte më shumë njerëzore, shumë më humane dhe mund të ishim pak më njerëz të mirë dhe të Zotit që të gjitha këto iftare të luksit nëpër super ambjente të ishin shtruar nëpër familje të varfëra, nëpër familje të njerëzve që nuk kanë mundësi ose të gjithë këto para të shkonin për shkollimin e të gjithë fëmijëve sepse për të bërë teori televizive është shumë e thjeshtë.