Bizhuteritë e kurorës, zbulohen detaje nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III
Më 6 maj, e gjithë bota do të jetë dëshmitare e kurorëzimit të mbretit Charles III.
Gjatë ceremonisë solemne do të respektohen një sërë traditash që janë përsëritur me shekuj.
Hapat janë të shënuara mirë nga protokolli mbretëror dhe, megjithëse thuhet se Mbreti Charles ka vendosur të përmirësojë funksionin, si rregull shumë pompoz, luksi sigurisht që nuk do të mungojë.
Luizi gjen "formulën" për të fituar çmimin e madh
14 Prill, 16:52
Bizhuteritë e Kurorës do të jetë në qendër të vëmendjes. Pas thashethemeve rreth kurorave, familja mbretërore ka shmangur spekulimet.
Kurora e Shën Eduardit është më e rëndësishmja dhe më e shenjta nga të gjitha kurorat dhe do përdoret në momentin e kurorëzimit. Është krijuar në vitin 1661 për kurorëzimin e Charles II.
Kurora Shtetërore Perandorake e vitit 1937 për kurorëzimin e mbretërve George VI, është xhevahiri që monarku do të mbajë ndërsa largohet nga Westminster Abbey pas kurorëzimit.
Kurora e Mbretëreshës Mari do të mbahet nga Mbretëresha Camilla në ditën e kurorëzimit. Ajo do të pësojë disa ndryshime të vogla, p.sh për t’i bërë homazh Mbretëreshës Elizabeth II: do të jenë shtohen disa gurë nga koleksioni i saj personal.
Skeptri i sovranit me kryq, përfaqëson pushtetin e përkohshëm të sundimtarit për qeverisje të mirë. Mbreti do ta mbajë në dorën e djathtë. Ai është përdorur në çdo kurorëzim që nga viti 1661. Skeptri përfaqëson spiritualitetin e sundimtarit, me pëllumb për të simbolizuar Frymën e Shenjtë.
Ampulla, e bërë prej ari, e cila ka formën e një zogu përdoret për të ruajtur vajin e bekuar, më të cilin do të spërkatet mbi sundimtari gjatë ceremonies të kurorëzimit.
Një nga artikujt më të vjetër në bizhuteritë e kurorës është luga e kurorëzimit, që përdoret për të lyer sundimtarin me vajin e bekuar: kjo është pjesa më e shenjtë nga gjithë ceremonia.
Gjatë kurorëzimit, mes sendeve që i jepen sovranit është edhe globi i artë, i rrethuar me një kryq. Ai simbolizon botën e krishterë dhe tre linjat bërë me gurë të çmuar tregojnë tre kontinentet e njohura në atë kohë.

