Shpërthimi i fermës së qumështit në Teksas vret 18,000 lopë

Përafërsisht 18,000 lopë u vranë nga një shpërthim në një fermë qumështi në Teksas, në fillim të kësaj jave, sipas autoriteteve lokale.

Shpërthimi, në South Fork Dairy pranë qytetit të Dimmitt, la gjithashtu një person në gjendje kritike. Autoritetet besojnë se makineritë që ndodheshin në fermë mund të kenë ndezur gaz metan. Gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë SHBA midis 2018 dhe 2021.

Policia e Qarkut Castro tha se ata kishin marrë një raport për një zjarr në fermë rreth orës 19:21 të së hënës (00:21 GMT të martën). Fotot e postuara nga Zyra e Sherifit tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihet nga toka.

Kur policia dhe personeli i urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një person të bllokuar, u dërgua në spital në gjendje kritike.

Ndërsa shifra e saktë e lopëve që u vranë nga zjarri dhe tymi mbetet e panjohur, policia tha për BBC se përafërsisht 18,000 krerë bagëti kanë ngordhur.