Kryebashkiaku kërcen duke u zhveshur nudo në një klub nate

Video e një kryebashkiaku kolumbian ka bërë xhiron e rrjetit nëpër botë, ku shihet në një klub nate duke kërcyer dhe ekspozuar trupin e tij pa rroba.

Në pamjet e publikuara, Martín Alfonso Mejía, nga komuna e Calima, shihet duke kërcyer në mënyrë provokuese dhe pothuajse i zhveshur para një turme të tërë njerëzish.

Kryebashkiaku në një moment shihet edhe duke ulur pantallonat, ku ekspozon të pasmet e tij dhe penisin.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kolegët e tij politikanë, madje ka ngjallur më shumë zemërim pasi ky incident ndodhi në javën e Pashkëve që e konsiderojnë si javë të shenjtë, pasi janë një komb kryesisht katolik.

Duvalier Sanchez Arango, një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kolumbisë komentoi: Lidhur me veprimet e papërshtatshme të kryebashkiakut Martín Mejía të Calima në Valle, ne po bëjmë thirrje për një hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Partia e Gjelbër.

Pas ngjarjes, kryebashkiaku Mejia ka fajësuar klubin e natës, pasi mendon që i është shërbyer drogë.