Pas takimit Lukashenko - Putin, Bjellorusia bën thirrje për armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e negociatave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2023, 07:59
Bjellorusia është në favor të një armëpushimi dhe fillimit të negociatave në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm i Bjellorusisë Sergey Aleinik, i cili ndodhet për një vizitë në Hungari.
“Pozicioni i Minskut është i qartë: ndaloni vdekjet, shpallni armëpushim menjëherë dhe filloni negociatat, sa më shpejt aq më mirë,” theksoi ai.
“Një armëpushim do të shpallet pa të drejtën e asnjërës palë për të lëvizur trupat, për t’u rigrupuar, për të vendosur armë, fuqi punëtore dhe pajisje në fushën e betejës,” tha Aleinik.

