Biden: Britania dhe Irlanda duhet të kenë prioritet paqen! Të mos lejojmë që ‘dhuna politike’ të pushtojë ishullin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka kërkuar Britanisë që të bashkëpunojë me Irlandën në emër të paqes.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Irlandë, Biden tha se Britania duhet të bëjë më shumë për t’u siguruar që dhuna politike të mos kthehet më.

Ndërkohë institucionet demokratike të Irlandës së Veriut janë pezulluar që nga fillimi i vitit të kaluar kur Partia Unioniste Demokratike u tërhoq në shenjë proteste ndaj marrëveshjeve tregtare pas Brexit.

Me zgjedhjet lokale në prag, ka pak shenja të kompromiseve të nevojshme për kthimin e tyre.

Biden theksoi se politikanët duhet të sjellin në vëmendje ngjarjen më të madhe të paqes që nga marrëveshja e vitit 1998.

“Paqja jo vetëm që ndryshoi jetën për mirë në Irlandën Veriore, por ajo pati ndikim të rëndësishëm pozitiv në të gjithë Republikën e Irlandës”, ka thënë më tej Biden.

Në bashkëbisedimin tim me kryeministrin irlandez, ritheksuam se Irlanda, SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian duhet të bashkëpunojnë për të mirën e popullin në Irlandën e Veriut.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të punojë më afër me Irlandën. Dhuna politike nuk duhet lejuar më kurrë të pushtojë në këtë ishull”, është shprehur.