Parajsa fiskale kthehet në ferr/ Qipro ngrin llogaritë e personave të lidhur me oligarkët ruse

Për herë të parë Qiproja, një vend I njohur si parajsë fiskale, ka vendosur ngrirjen e llogarive bankare të gjithë shtetasve venadas, por edhe të personave, të tjera të cilët kanë lidhje me ologarkë Rusë. Sipas mediave atje mësohet se janë dhjetëra raste të personave fizikë dhe juridikë vendas që kanë marrëdhënie me oligarkët rusë dhe po përballen me sanksione

Qiproja është cilësuar si një nga vendet ku strehohen triliona dollarë të oligarkëve ruse, por tashmë vendi I njohur si parajsë fiskale ka vendosur për herë të parë të sanksionojë të gjithë shtetasit qipriot dhe shtetasit jo-rusë, të cilët, megjithatë, janë të lidhur me oligarkët rusë do t’u bllokohen llogarit bankare.

Konkretisht, siç duket nga raportimet në Qipro, janë “ngrirë” asetet e personave fizikë dhe kompanive që janë nën regjimin e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë me rastin e luftës në Ukrainë.

Bankat në Qipro zbatojnë sanksionet kundër Rusisë qofshin ato të lëshuara nga Bashkimi Evropian, SHBA ose Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha operatorët bankarë në Qipro, pa përjashtim, kanë vazhduar të ngrijnë llogaritë dhe asetet e subjekteve të përfshira në sanksione. Vlerësohet se janë me dhjetëra raste të personave fizikë dhe juridikë nga Qipro që kanë marrëdhënie me oligarkët rusë dhe po përballen me sanksione.

Për këtë vendim i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi Departamenti Amerikan, i cili vlerësoi bashkëpunimin me Republikën e Qipros, duke përfshirë luftimin e flukseve të paligjshme financiare. Përveç kësaj, në postimin e saj në “Twitter”, ambasadorja e SHBA-së në Qipro, deklaroi se "një raund i ri përcaktimesh kundër personave kryesorë fizikë dhe juridikë që lejojnë vazhdimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në fuqi".