“Misto Mame” në harresë nga bashkia Tiranë, banorët kërkojnë shtrimin e rrugës
Banorët e zonës “Misto Mame” në Tiranë ankohen për rrugën e pashtruar e cila është lënë me prej vitesh pa ndërhyrje.
Ata thonë se gjendja bëhet më e vështirë në rast reshjesh, pasi gropat kthehen në pellgje uji duke u bërë shkak për dëmtimin e automjeteve.
Kjo është rruga “Hamdi Çullhaj” në zonën e “Misto Mames” në Kombinat.
Reshjet e shiut i kanë kthyer gropat në pellgje me ujë.
Banorët thonë se ky aks ka mbetur në këtë gjendje prej vitesh.
“Baltë, deri tek dera. Shikoji si janë gropat. Ka vetëm gropa.”
Gjendja është aq e vështirë, saqë shpesh i kanë hedhur vetë zhavorr për të mbuluar gropat.
“I mbushi vetë, por i merr uji, nuk bëjnë dobi. I mbushim me zhavorr vetë.”
Shumë makina kanë çarë dhe gomat gjatë kalimit aty.
“As makinat nuk futen dot, u çahen gomat.”
Banorët apelojnë ndërhyrjen e bashkisë pasi thonë se janë lënë jashtë vëmendjes që kur u shtrua aksi kryesor.
