Subashi, para për asfalt elektoral në Fier, PL denoncon punimet: Po kryhen jashtë kushteve teknike
Armando Subashi po kryen punimet dhe asfalt elektoral, pa bërë transparencë për tenderin.
Kryetari i Partisë së Lirisë në Fier, Arben Çuko denoncoi punimet në rrugën “Kastriot Muço”, duke u shprehur se për to nuk ka tabelë që tregon tenderin, kompaninë fituese, fondin limit dhe afatin e fillimit dhe përfundimit të tyre.
Partia e Lirisë në qytetin e Fierit, ka denoncuar asfaltin elektoral që po shtron kryetari aktual i bashkisë Armando Subashi, në prag të zgjedhjeve lokale.
Kreu i Partisë së Lirisë në Fier, Arben Çuko u shpreh se për punimet në rrugën “Kastriot Muço”, se nuk ka tabelë që informon për tenderimin e këtyre punimeve.
Arben Çuko u shpreh gjithashtu, se punimet po kryhen jashtë kushteve teknike.
Kreu i Partisë së Lirisë kërkoi që bashkia të pezullojë punimet që po kryhen, për shkak të mungesës së transparencës.

