Tiranë, njëri rrahu bashkëshorten, tjetri përndiqte një grua, arrestohen dy persona 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. F., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin L. Ç., 46 vjeç, banues në Berat, pasi ka përndjekur një shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.