Merrni masa! Fundjava do të jetë me shi. Metereologu thotë: Do të jenë ditë të freskëta deri në fillim të majit

Fundjava do të jetë me shi por me temperatura të larta.  meteorologët parashikojnë se pranvera të sjell në Shqipëri temperaturat tipike të stinës ndërsa edhe ditët e para të majit do të jenë të freskëta, dhe me reshje lokale.

Ndryshimi i kushteve të motit mund të prekë planet për fundjavë. Sipas “Meteoalb”, reshjet e shiut do të jenë të pranishme gjatë së shtunës dhe të dielës, megjithëse temperaturat do të jenë të larta.

Hakil Osmani, Meteorolog: “Kjo fundjavë në fakt edhe pse do të jetë në prezençën e reshjeve, temperaturat do të jenë disi të larta rreth vlerës 20 apo 21 gradë çelsius. Fillimjava do të sjellë edhe rënie të temperaturave të ajrit me 2-3 gradë”.

Kjo pranverë ka rikthyer në Shqiperi kushtet atmosferike si ato të viteve ‘90.

Ditët e freskëta do të janë tipike për stinën e parë të vitit.

Këtë herë ditët e nxehta do të vijnë gradualisht.

Hakil Osmani, Meteorolog: “Ditët e mbetura do të jenë me temperatura të luhatura që do të jenë në vlerat 19-20 gradë çelsius, ndërsa java e fundit parashikohet të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Kjo pranverë do të jetë tipike sa i përket territorit shqiptar. Një pranverë e freskët dhe me temperatura që nuk do të jenë mbi 23-24 gradë çelsius”.

Sipas siniptikanëve, edhe muaji maj do të jetë me temperatura tipike pranverore, i freskët dhe i lagësht në ditët e para të tij.

Merrni masa! Fundjava do të jetë me shi. Metereologu thotë: Do