Gjendet kallashnikov në kazanë plehrash në Vlorë, dyshohet se mund të jetë përdorur për krime

Është gjendur rastësisht një armë automatike kallashnikov në disa kazanë plehrash në qytetin e Vlorës.

Policia është njoftuar nga punonjësit e gjelbërimit dhe pastrimit, të cilët duke pastruar kosha kanë konstatuar edhe armën.

Aktualisht arma është marrë me qëllim ekzaminimin e saj, për të mësuar nëse rezulton të jetë përdorur në ngjarje kriminale.

Gjendet kallashnikov në kazanë plehrash në Vlorë, dyshohet
Foto nga vendi i ngjarjes