Gjykata nuk pranon estradimin e Svetlana Timofeeva në Rusi, ajo kërkon azil politik në Shqipëri
Gjykata vendosi mos pranimin e autoriteteve ruse për ekstradim në Rusi të Svetlana Timofeeva, për shkak në Rusi nuk respektohen konventat për të drejtat e njeriut dhe rusja atje mund të persekutohet për qëllime politike.
Tani rusja është nën proces për akuzën e spiunazhit në Shqipëri për shkak se u fut dhe fotografoi bashkë me 2 persona të tjerë në uzinën e armëve në Gramsh.
Vetë Blogerja e arrestuar prej gushtit 2022 në Shqipëri për spiunazh dhe e kërkuar nga Rusia për akuza të ngjashme, ka paraqitur një kërkesë për azil politik, pasi pretendo se në Rusi do të përndiqet politikisht për qëndrimet kundër regjimit të Putin dhe kundër luftës në Ukrainë.
Timofeeva mbahet në qeli me akuza të spiunazhit nga prokuroria e Elbasanit, pasi u ndalua së bashku me 2 persona të tjerë në afërsi të ish-Uzinës Mekanike të Gramshit. Ajo është shpallur në kërkim edhe nga Rusia me akuza të ngjashme.
Prokuroria ruse i ka kërkuar Shqipërisë ekstradimin, një proces që po shqyrtohet ndarazi në gjykatën e Elbasanit. Ministria e Drejtësisë i dha dritë jeshile nisjes së procedurës pavarësisht dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut nga Rusia.
33 vjeçarja e kundërshton akuzën. Në kërkesën për azil vihet në dukje se ajo ka mbajtur qëndrime kundër luftës dhe më 24 shkurt 2022, ditën e fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë, Timofeeva shkroi për 250 mijë ndjekësit e saj në Instagram se mbështeste ukrainasit.

