Në Harward mësohet edhe shqipja, pedagogia Deda: Kjo është një ngjarje shumë e madhe, shteti të zgjohet
Në Universitetin e Harwardit tashmë është ërfshirë për t’u mësuar edhe gjuha shqipe.
Pedagogia dhe gjuhëtarja Albana Deda e vlerësoi shumë të rëndësishme për shqipen dhe për popullin tonë këtë fakt.
“Kjo është një ngjarje Gjuha shqipe në harëard tashmë do të ketë nivelet e saj: fillestare, mesatare dhe e avancuar.
Edhe pse është një lëndë me zgjedhje, sërish kjo mbetet shumë e rëndësishme për ne si shqiptarë, sa i përket dhe promovimit të vendit tonë në njëri prej universiteteve më të rëndësishëm botërorë.
Dhe vendi ynë tashmë pikërisht për shkak të mësimit të gjuhës tonë do të nxisë dhe kuriozitet për studentët e huaj të cilët do të kenë mundësi për të mësuar më shumë për Shqipërinë se vetëm gjuhën tonë.
Gjuha shqipe duhet të mësohet edhe nga fëmijët e shqiptarëve që janë jashtë shtetit.
Nga ana tjetër, shteti shqiptar duhet të financojë edhe më shumë në këtë drejtim, pasi për promovimin e shqipes duhen shumë punë dhe investimeve si me libra dhe tekste, po ashtu dhe me stafe mësuesish.
Po ashtu duhen më shumë financime për rishikimin e gjuhës shqipe”, u shpreh ndër tjera pedagogia dhe gjuhëtarja Albana Deda.


