Fieri dhe Vlora festojnë Pashkët, besimtarët kremtojnë meshën e ringjalljes së Krishtit

Besimtarët katolik në Vlorë kanë kremtuar Pashkën në kishën e këtij qytetit. Dhjetëra besimtarë katolik kanë qënë prezent në këtë meshë “Të ringjalljes së Jezu Krishtit”. 

Mesha është drejtuar nga Monsinjor Giovani Peragine, kreu i administratës apostolike të jugut të Shqipërisë.

Kryefjala e kësaj meshe sipas Peragine ka qënë paqja.

"Sot kemi nevojë ende për paqe dhe është gjëja kryesore që duhet në botë. Lutemi për paqen e popujve në luftë por edhe për paqen e besimtarëve tanë," tha ai.

Minsinjori nuk ka harruar as mesazhin e urimit për pashkët për të gjithë besimtarët.

Dhjetëra besimtarë katolik ishin prezent këtë të dielë në meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit në kishën katolike. U vunë re edhe shumë besimtarë katolik italian të cilët i kaluan këto pashkë katolike në Vlorë

Edhe besimtaret katolikë në Fier kanë  kremtuar Pashkët në kishën e “ Zonjës së Papërlyer”. Dhjetëra besimtarë kanë ndjekur këtë të dielë meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit .

Ata janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shprese e dashurie.

Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Kiko i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikeve. Besimtarët risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes së Jezusit tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Të gjitha ritet përcillen këtë të dielë, që njihet ndryshe dhe si e dita e shenjtë e Pashkës.

Fieri dhe Vlora festojnë Pashkët, besimtarët kremtojnë