Dokumenti milestone, në shitje/ “The declaration of Breda” ndihmoi në rivendosjen e monarkisë britanike

Një dokument historik i nënshkruar nga Mbreti Charles II, i cili ndihmoi në rivendosjen e monarkisë britanike pas Luftës Civile Angleze, është nxjerrë në ankand dhe pritet të arrijë vlerwn deri në 749,000 dollarë.

Dokumenti historik i nënshkruar nga Mbreti Charles II, i cili ndihmoi në përfundimin e rivendosjes së monarkisë britanike pas Luftës Civile Angleze, është në ankand dhe pritet të arrijë në vlerwn 749,000 dollarë.

I njohur si "The declaration of Breda", dokumenti u hartua nga Charles II dhe këshilltarët e tij më të afërt në prill 1660 për të përcaktuar kushtet sipas të cilave ai do të merrte fronin pas viteve në mërgim pas Luftës Civile Angleze dhe ekzekutimit të babait të tij, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shtëpia e ankandeve Sotheby's.

Krahas Magna Carta-s, “Bill of Rights” dhe Aktit të Zgjidhjes, ky është një nga dokumentet që shënojnë "piketa që na çojnë drejt një kushtetute moderne", tha për CNN Gabriel Heaton, specialist i dorëshkrimeve.

Deklarata ka një ton pajtues, duke parashtruar preferencat e Karlit II për faljen e shumë prej krimeve të kryera gjatë Luftës Civile, lirinë e fesë dhe pagesën e detyrimeve të prapambetura ndaj ushtrisë.

"Është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm drejt llojit të monarkisë që kemi sot," shtoi Heaton.

Pesë kopje të dokumentit u dërguan në qendrat e pushtetit të Anglisë - Dhoma e Komunave, Qyteti i Londrës, Ushtria, Dhoma e Lordëve dhe Marina - ku secila ndihmuan në mbledhjen e mbështetjes kryesore për Charles II.

Tre u humbën, një është në Arkivin Parlamentar dhe i pesti, i dorëzuar fillimisht komandantit të marinës Eduard Montagu, tani po ofrohet për shitje. Dokumenti po hyn në domenin publik për herë të parë në gati 40 vjet, pasi u shit për herë të fundit në ankand në 1985, shtoi shtëpia e ankandeve.

Ankandi në Sotheby's është planifikuar për 4 maj, dy ditë para kurorëzimit të mbretit Charles III.