Imzot Arjan Dodaj në meshën e Pashkëve: Lutemi për një fllad të ri, nisur që nga politika e drejtësia

Imzot Arjan Dodaj drejtoi sot meshën e Pashkëve në Katedralen Shën Pali në Tiranë.

Në fjalën e tij, ai shpresoi për një të ardhme më të mirë në shoqërinë tonë, duke filluar nga institucionet e politikës e drejtësisë.

“Ne jemi të thirrur të jemi arsye shprese, të jemi kripa e tokës, drita e botës. I ringjalluri është i pranishëm në jetën tonë çdo herë që përsërisim fjalët e tij.

Të lusim zotin që të fryjë një fllad i ri në shoqërinë tonë, duke filluar nga institucionet  e politikës, drejtësisë, të kemi një fllad të ri për të bërë të mirën dhe mos u mundur nga hija e së keqes.

Qoftë kjo një pashkë paqeje, për të gjithë vendin tonë, vëllezërit e motrat e sëmurë, të varfrit, të rinjtë e fëmijët dhe të gjithë ata që presin gjeste bamirësie”, tha ai.