Familjarët i hoqën litarin nga dora, i riu hidhet nga çatia e shtëpisë

Një i ri në Tiranë mbeti i plagosur pasi u hodh nga çatia.

Policia sqaron se rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët.

Më pas ai ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.