Mori përmes mashtrimit një makinë "Smart", arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës me akuzën e mashtrimit. Blutë arrestuan shtetasin E. N, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 31.03.2023, kanë bërë kallëzim dy shtetas se shtetasi E. N., ka marrë nëpërmjet mashtrimit, një automjet tip "Smart". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.