KQZ zëvendëson deputetët që lanë mandatin për 14 majin, ja kush janë deputetët rinj që futen në Kuvend

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celiibashi  zhvilloi sot seancë publike, ku në rend të ditës ishte zëvendësimi i deputetëve që lanë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në qarkun Elbasan, Shkëlqim Bullari merr mandatin e deputetit të PS, Besjan Ajazi, i cili kandidon për kryetar bashkie në Gramsh për PS-në.

Ndërkohë, Luçiano Boçi, i cili kandidon për kryetar bashkie në Elbasan për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, zëvendësohet nga Qani Xhafa në qarkun Elbasan.

Asllan Dogjani i PD merr mandatin e deputetit në Tiranë, në vend të Belind Këllicit, i cili kandidon për kryetar bashkie në Tiranë për koaliconin “Bashkë Fitojmë”.

Në qarkun Shkodër, KQZ i dha mandatin Ludovik Hasanit të PD, i cili që zëvendëson deputetin e Zef Hila, i cili kandidon për kryetar bashkie në Vaun e Dejës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.