Ligji i taksave shkakton debate në Kuvend, opozita akuza mazhorancës: Shtyrja për interesa klienteliste

Shtyrja e projektligjit për taksat kombëtare e kërkuar nga deputeti i mazhorancës Eduart Shalsi ngjalli debate në Kuvend.

Vasili: Parlamenti nuk është më sovran dhe i rregulluar në bazë të rregullores por të tekave dhe atyre që janë ndërhyrje klienteliste. Nuk është biznes privat i kësaj mazhorance.

Shalsi tha se puna që po vazhdon me draftin ishte arsyeja pse nuk u miratua ky projektligj, por Bujar Leskaj e cilësoi absurde arsyen e dhënë dhe shtoi se çështja ka të bëjë me interesa klienteliste.

Shalsi: Duam të sigurohemi se po korrektojmë një gabim që është bërë dhe arsyerja e shtyrjes është se në moment të fundit kemi marrë një shqetësim për të cilin ne jemi shumë të ndjeshëm.

Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën për vonesën e skemës për rimbursimin e taksës së hirrës si një prej nënprodukteve të qumështit.

Tabaku: Ligji i taksave kombëtare ka kohë që është depozituar nga qeveria pa asnjë konsultim në Komisionin e Ekonomisë. Ligji është klientelist sepse prek vetëm një prodhues krem-barista dhe hirrën e qumështit.Parlamenti sot ka nevojë të dëgjojë se çfarë skeme incentivimi po bëhet për fermerët.