Meta: 87% e shqiptarëve shohin korrupsionin problem serioz, më shumë se gjysma thonë se kryebashkiakët s'punojnë për qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 16:35
Kreu i PL-së Ilir Meta deklaori sot se sipas një anketimi të bërë, 87% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin në vend një problem serioz, ndërsa më shumë se gjysma e tyre mendojnë se kryebashkiakët po punojnë pak ose aspak për qytetarët.
"Anketa e Institutit Republikan Ndërkombëtar pohon se 87% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin në vend një problem serioz, ndërsa 53% e shqiptarëve mendojnë se Kryebashkiakët aktualë po punojnë pak ose aspak për interesat e qytetarëve, ndërkohë 3/4 e tyre Qeveria po i rikandidon.
Kjo anketë konfirmon domosdoshmërinë dhe padurimin e madh për Ndryshim. 14 Maji, dita kur bashkitë u rikthehen qytetarëve.
Bashkë Fitojmë!" shprehet Meta.