Të braktisur nga qeveria, Cara me banorët e Katundit të Ri: Më 14 maj t’i japin fund gjendjes kritike
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit për zgjedhjet lokale të 14 majit, Igli Cara ka evidentuar disa nga problemet me të cilat po përballet qyteti bregdetar.
Në një reagim në Facebook, Cara thotë nga ana e qeverisë ka munguar totalisht vëmendja dhe se që të marrin fund gjendja kritike në të cilën jetojnë qytetarët, duhet të investime serioze.
"Kanalet kulluese, që nuk funksionojnë, i bashkohen një zinxhiri problematikash, me të cilat përballen banorët e Katundit të Ri dhe që ndër vite nuk kanë gjetur zgjidhje.
Pa rrugë, pa kanalizime dhe të braktisur nga Bashkia e Durrësit, megjithëse janë taksapagues të rregullt.
Në njësitë administrative të Durrësit duhen investime serioze për t’i dhënë fund gjendjes kritike për familjet, që jetojnë e punojnë në këto zona.
Mbështetje e plotë për fermerët, që do të nisë nga ndërhyrja e menjëhershme për rehabilitimin e kanaleve kulluese.
Ky do të jetë hapi i parë, për të nxitur prodhimin e produkteve bujqësore bio, që do të konkurojnë në tregjet vendore e rajonale", shprehet Cara.



