Urbanët e Tiranës në flakë, Bardhi: Jeta e qytetarëve në rrezik, Veliaj duhet të largohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 19:40
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, Silvi Bardhi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pasdites së sotme, ku autobusi i linjës Institut-Tiranë u përfshi nga flakët.
Ajo shkruan se qytetarët po u vihet jeta në rrezik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Silvi Bardhi shprehet se Erion Veliaj duhet të pranojë dështimin dhe duhet të largohet.
Postimi i Bardhit:
Autobusi i "Institutit" në flakë. Qytetarët dalin të tmerruar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Erion Veliaj duhet të pranojë dështimit me administrimin e jetës së qytetarëve në Tiranë.
Ai duhet të largohet, edhe pse me turp. Boll më me propagandë. Qytetarëve po u rrezikohet jeta nga babëzia e vjedhjes. Ne e kemi në dorë ndryshimin e madh!

