"Do të vras ty dhe familjen tënde!" Mesazhi kërcënues për fituesin e tenderit në Tiranë
Prokurimi në bashkinë Tiranë për blerjen e lëndëve djegëse është bërë shkak për kërcënimin e fituesit të garës. Pas një muaji hetim në pranga janë vënë tre persona, mes tyre babai i një prej juristëve të Bashkisë së kryeqytetit si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
"Do të vras ty dhe familjen tënde”
Këto ishin fjalët kërcënuesë të cilët erdhën në adresë të fituesit të tenderit të bashkisë së Tiranës, Eral Myfataraj.
Me kompaninë e tij mësohet se ishte shpallur fitues të prokurimit për blerjen e lëndëve djegëse dhe shpërndarje në objektet arsimore më 4 prill.
Por gjatë periudhës së zhvillimit të garës por edhe pas saj ka marë mesazhe kërcënuese nga e të arrestuarit Edmir Boci, Shyqyr Alcani dhe djali i këtij të fundit Algert Alcani, punonjës në bashkinë Tiranë por dhe Luiz Llozhit i shpallur në kërkim.
Llozhi dhe Edmir Boci, janë shokë me njëri-tjetrin, njëherësh kanë lidhje familjare me Shyqyr Alcanin.
Duke shfrytëzuar miqësinë me Bocin dhe Luiz Lloshin, administratori i kompanisë “Alcani”, Shyqyri Alcani, së bashku me djalin e tij Algert Alcani, me profesion jurist në Bashkinë e kryeqytetit, i kanë kërkuar ndihmë dy personave me precedentë penalë, me qëllim ushtrimin e presionit përmes kërcënimit tek pronari i kompanisë fituese “AL-MEXWOOD”, Eral Mytaraj.
Madje mësohet se format e presionit kanë të ndryshme deri tek vendosja e pistoletës në kokë.
Në këto kushte dhe duke mos pranuar të tërhiqet nga tenderi, Myftaraj mësohet se ka komunikuar me drejtues lokalë të policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, duke depozituar kallëzim penal.
Ka mjaftuar 1 muaj hetime që mbrëmjen e djeshme policia së bashku me repartin RENEA të ndërhyjnë duke kryer arrestimin e Edmir Boçit, juristit të bashkisë Tiranë, Algert Alcani, babait të këtij të fundit Shyqyr Alcani si dhe kanë shpallur në kërkim Luiz Lloshin.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
