Këlliçi: Do të ulim taksa për 41 mijë biznese, ku janë lekët e taksës së Arsimit, po 1 mln pemët?
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në bashkëbisedim me banorët e njësisë 5 tha se do të ulen taksat për 51 mijë biznese në këtë zonë.
Ai shtoi se nuk dihet se ku kanë shkuar ato 42 milionë euro që Erion Veliaj ka mbledhur në 8 vjet lidhur me taksën e arsimit që ka vendosur.
Këlliçi: Premtimi që ne kemi dhënë për të ulur një pjesë të taksave dhe për të zeruar taksën e infrastrukturës arsimore di të prekë 41 mijë biznese mbi të gjitha biznesin këtu. Nëse taksa arsimore do të ishte marrë me të drejtë dhe për të ndërtuar shkolla si ka mundësi që në këtë zonë nevoja më e madhe e çifteve të reja, por edhe e familjeve është për çerdhe, për kopshte dhe për shkolla. Ku kanë shkuar ato 42 milionë euro që Erion Veliaj ka mbledhur në 8 vjet? Ku kanë shkuar? Vetëm për shkolla nuk kanë shkuar. Po ta vini re propaganda më e madhe që bën sot Bashkia e Tiranës është pikërisht në dobësitë e veta më të mëdha janë copë-copë në aspektin e realizimit të planit të tyre për ndërtimin e shkollave dhe nga mëngjesi në darkë flasin për ndërtimin e shkollave.
E kanë betonizuar tërësisht Tiranën dhe mbi të gjitha njësinë numër 5 dhe flasin për 1 milionë pemë. A ka budalla që gënjehet? A ka njeri në Tiranë që e beson se janë mbjellë 1 milionë pemë? A e dini ju që Berlini që është një ndër kryeqytetet me më shumë pyje ka 420 mijë pemë. A e dini që Milano nuk ka më shumë se 500 mijë pemë. Dhe paskemi ne 1 milionë pemë në Tiranë mjaftueshëm për të mbjellë 15 mijë fusha futbolli me pemë apo nga dita e parë që Erion Veliaj ka hyrë në zyrë e deri më sot I bie që ai çdo ditë me të shtuna e të diela, me vit të ri, me krishtlindje, me pashkë e me bajram të ketë mbjellë nga 340 pemë. A ka njeri që e beson këtë?
