6 viktima nga 5 krime në familje, 50 urdhëra mbrojtje në një javë për dhunë e kërcënime
6 persona, kryesisht gra, janë viktima të krimeve në familje në 4 muajt e parë të vitit 2023. Në rastat e dononcuara në polici vihet re se shumica prej tyre janë përsëritës të veprës penale.Vëtëm në një javë efektivët e policisë në të gjithë vendim kanë lëshuar 50 urdhra mbrojtje për personat që janë dhunuar.
Vrasjet në familje po kthehën në një shqëtësim serioz për policinë e shtetit, krahas ngjarjeve kriminale.
5 krime në familjë me 6 viktima janë shënuar në 4 muajt e parë të vitit 2023.
Krimi i parë në familje u regjistrua në 27 janar. 80-vjeçari, Xhevit Sinani, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani 72-vjeçe dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç.
E ndërsa krimi më i fundit në familje u regjstrua pak ditë më parë në Shkozë të Tiranës.
Roland Sinani në orët e para të mëngjesit ka ekzekutuar gruan e vëllait Migenën e më pas vetëm.
Përveç numrit të vrasjeve policia po përballet edhe më një numër rekord denoncimesh.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm në javën e parë të muajit prill janë lëshuar nga policia 50 kërkesa për udhrdha mbrojtje.
Nga këto raste shumë prej tyre janë përsëristës të dhunës.
Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjjithshme për vitin që lamë pas kjo vepër penale ka pasur një tendencë rritje.
Në raport thuhet së në vitin 2022 ka një numër në rritje të procedimeve të regjistruara e po ashtu të përfunduara në gjykatat e rretheve.
Në vijim të shifrave në vitin 2022 janë regjistruar procedime penale për 1559 raste e në krahasim më vitin 2021 shifra ishte 1489 procedime.
Raporti i Prokurorisë tregon se 92% e të pandehurve janë meshkuj, ku një pjesë e vogël përbëjnë edhe të miturit të cilët kanë ushtruar dhunë, e ndërsa 7 përqind janë marrë të pandehura nga gjinia femërore.
Nisur nga grafiku, qyteti i cili ka më shumë raste dhune është Tirana, më pas vjen Durrësi dhe pastaj Elbasani.
