"I rashë Ilirit në vezët e Pashkëve sot", Meta e Kryemadhi urojnë Pashkët: Tu shërbejmë njerëzve dhe familjeve tona
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi iu bashkuan kremtimit të meshës në Katedralen Shën Pali në Tiranë.
Pas përfundimit ata e patën dhe një urim për të gjithë besimtarët katolikë.
Meta u shpreh se kjo ditë është e vecantë për ta pasi vec Pashkëve festojnë dhe ditëlindjen e Monikës.
"Edhe ditëlindja e Monikës këtë vit qëlloi në këtë ditë të bekuar të Pashkëve, në këtë ditë të shpresës, Ringjalljes dhe kaq të rëndësishme që na fton të gjithëve për të bërë mirë," tha ai.
Një urim pati dhe Monika Kryemadhi që me batutë tha se i kishte rënë Ilir Metës në vezët e Pashkëve.
"Doja të uroja të gjithë shqiptarët në këtë ditë Pashkësh mirësia, begatia dhe lumturia mbretëroftë në shtëpitë e tyre. Ringjallja e Krishtit është shpresë për shpresë për një jetë më të mirë, shpresë për një jetë të re, për të qënë pranë zotit, për ti pranuar të gjitha detyrimet tona që kemi si fëmijët e zotit për ti shërbyer njerëzve dhe familjeve tona.
Ajo që dua të theksoj sot është se i rashë Ilir Metës në vezët e Pashkëve," tha ajo.
