"Do të dalim nga Arbitrazhi" Meta komenton deklaratën e Ramës pas çështjes "Becchetti": Po tenton të nxjerrë Shqipërinë nga çdo orbitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2023, 12:03
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të dilnin fare nga juridiksioni i Gjykatës, duke iu referuar çështjes Becchetti.
Meta tha se anormaliteti është kthyer sjellja e kryeministrit, që sipas tij po tenton që të nxjerrë nga çdo orbitë Shqipërinë.
“Anormaliteti është kthyer në sjelljen e tij. Po të shihni listën botërore të azilantëve, se kush janë në 10-shen e parë. Është e para Shqipërisë, dhe 9 vende të tjera, asnjë shtet europian. Janë vende ku ka konflikte civile. Në Shqipëri qeveris një njeri i papërgjegjshëm që mund të nxjerrë Shqipërinë nga çdo lloj orbite,” tha ai.
