"Nuk na intereson rezultati, duam zgjedhje transparente" Glover: Do të takohemi me këdo të përfshirë në procesin zgjedhor
Përfaqësuesja e ODIHR që do të ndjekë zgjedhjet e 14 majit në vendin tonë Audrey Glover në një konferencë për mediat në Tiranë foli për disa pika të rëndësishme sa i takon këtij procesi.
Glover deklaroi se ODIHR nuk i intereson se cila parti do të shpallet fituese, por mbarëvajtja e zgjedhjeve në mënyrë transparente.
Glover: Ne nuk ndërhyjmë në zgjedhje, nuk jemi as polici e as politikanë, nuk na intereson rezultati, duam vetëm të jemi të sigurtë që procesi zgjedhor do të jetë transparent.
Ajo çka na intereson është që rezultati të nxirret dhe të shpallet në mënyrë korrekte. Që procesi të ketë integritet, zgjedhësit duhet të jenë të mirëinformuar lidhur me subjektet zgjedhore. Lidhur me situatën politike, ne nuk mund të krahasojmë zgjedhjet me ato të kaluarat, do shikojmë situatën dhe shpresojmë me të mirën.
Sa i takon vendimit të Rames lidhur me rritjen e pagave dhe për bonuset e pensionistëve ajo tha se:
"Kjo çështje është një nga fushat më me rëndësi që duhet vëzhguar dhe ne do ti kushtojmë vëmendje."
Glover nuk përjashtoi as mundësinë e një takimi me kreun e PD-së Sali Berisha.
"Me shumë kënaqësi do takohemi me cilindo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor," tha ajo.