"Vendi ka nevojë për ne!" Mesazhi i Berlusconit për drejtuesit e Forza Italia. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

Për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, i shtruar në spital që nga e mërkura në San Raffaele, situata mbetet komplekse, por e qëndrueshme.

Nata kaloi pa lajme dhe drejtuesi i Forza Italia është gjithmonë vigjilent, i shtruar në terapi intensive për të rikthyer oksigjenimin e duhur të gjakut.

“Berlusconi vuan prej disa kohësh nga leuçemia mielomonocitare kronike dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive për trajtimin e një infeksioni pulmonar”, thuhet në buletinin mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore, të firmosur nga profesorët Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri.

Mëngjesin e sotëm kreu i Forza Italia ka marrë në telefon drejtuesit e partisë, i përshëndeti me përzemërsi dhe u tha: “Vendi ka nevojë për ne!”

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha gjithashtu se Berlusconi kishte kaluar një "natë të qetë".

“Kam folur me profesor Zangrillo sot në mëngjes, ai ka kaluar një natë të qetë dhe kushtet e tij janë të qëndrueshme. Mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me familjen, kam dëgjuar nga fëmijët, por edhe Marta Fascina.

Mënyra më e mirë që Forza Italia t'i qëndrojë pranë është të punojë dhe të angazhohet në funksion të zgjedhjeve administrative dhe europiane dhe të japë më të mirën.Tani le të shpresojmë që ai të kthehet në krye të partisë".