Kievi “gati” të bisedojë për Krimenë/ Sibikha: Diskutimet nëse kundërofensiva ukrainase do ketë sukses deri në gadishull
Në një intervistë për medien britanike nënkryetari i zyrës së Zelenskyt, ka bërë të ditur se Ukraina është e gatshme të diskutojë të ardhmen e Krimesë me Rusinë nëse forcat e saj arrijnë në kufirin e gadishullit.
Kievi është i gatshëm të diskutojë të ardhmen e Krimesë me Moskën, nëse forcat e tij arrijnë në kufirin e gadishullit të pushtuar nga Rusia, tha një këshilltar i lartë i presidentit Volodymyr Zelenski për "Financial Times".
Andriy Sibikha tha se presidenti dhe këshilltarët e tij tani po flasin në mënyrë specifike për Krimenë, ndërsa ushtria ukrainase po përgatitet për një kundërofensivë për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia.
“Nëse kemi sukses në arritjen e qëllimeve tona strategjike në fushën e betejës dhe kur jemi në kufirin administrativ me Krimenë, ne jemi të gatshëm të hapim një faqe diplomatike për të diskutuar këtë çështje” tha zëvendës-shefi i shtabit të Zelenskiy-t duke iu referuar kundërsulmimit të planifikuar prej disa kohësh. nga Kievi.
Me tej thuhet se deklaratt e Sibihas mund të ofrojnë lehtësim për zyrtarët perëndimorë të cilët janë skeptikë në lidhje me aftësinë e Ukrainës për të rimarrë gadishullin, ndërkohë që shqetësohen gjithashtu se çdo përpjekje për ta rimarrë atë ushtarakisht mund ta çojë Vladimir Putinin në përshkallëzimin e luftës së tij, ndoshta me armë bërthamore.
Deri më sot, Zelensky ka përjashtuar bisedimet e paqes derisa forcat ruse të largohen nga e gjithë Ukraina, përfshirë Krimenë.
Në ditët e para të luftës, Ukraina ishte e gatshme të negocionte me Moskën, por i ndërpreu bisedimet e paqes pas zbulimit të krimeve ruse të luftës në Bucha. Në të njëjtën kohë, Zelensky nënshkroi një dekret që i shpalli të pamundura negociatat me Putinin pasi Kremlini aneksoi katër provinca në shtator.
Presidenti i Ukrainës e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur qëllimin e tij përfundimtar është që të vërë nën kontrollin e Kievit të gjitha territoret e vendit të tij, përfshirë Krimenë.



