Një grua e armatosur hyn në Kullën Trump në Çikago
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 20:47
Ekipet e policisë SWAT ishin në gatishmëri sot kur një grua e armatosur hyri në kullën e Donald Trump në Çikago.
Burime policore thanë për “Chicago Sun Times” se gruaja e armatosur ndodhet në katin e 26-të të Kullës.
Gruaja hyri në ndërtesën e vendosur në 401 N. Wabash Avenue rreth orës 11:35 me orën lokale duke mbajtur në dorë një pushkë.
Autoritetet i thanë rrjetit lokal se incidenti nuk është i lidhur drejtpërdrejt me një kërcënim terrorist.

