Masakër në Brazil, 25 vjeçari vret me sëpatë 4 të mitur në kopshtin e fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 16:16
Në Brazil, katër fëmijë u vranë në një kopsht fëmijësh me sëpatë nga një 25-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Blumenau, një qytet në shtetin brazilian të Santa Catarina.
Sipas policisë ushtarake janë edhe katër të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Më pas burri iu dorëzua autoriteteve pa bërë asnjë rezistencë, tha shefi i policisë.
Fëmijët e vrarë ishin nga 4 deri në 7 vjeç , ndërsa nuk dihen saktësisht gjendja e të plagosurve.
Gjatë mëngjesit, autori i masakrës ishte ndalur me një motoçikletë në hyrje të strukturës, kopshtit privat Cantinho Bom Pastor dhe më pas ka hyrë duke tundur hanxharind he ka sulmuar të vegjëlit.