Silvio Berlusconi në terapi intensive, dyshohet për pneumoni

Kushtet e qëndrueshme, por shumë frikë. Silvio Berlusconi u shtrua sërish në spital në San Raffaele në Milano, këtë herë në njësinë e kujdesit intensiv për shqetësime të frymëmarrjes: dyshohet për pneumoni. 

Lideri 86-vjeçar i Forza Italia, për momentin “është i palëvizshëm, por vigjilent”, sipas burimeve nga kjo parti. 

Vendimi u mor pas një sërë kontrollesh (ai iu nënshtrua një CT pulmonare) që çoi në shtrimin në spital. 

Kreu i grupit parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, bën të ditur se ish-kryeministri ka pasur "një rikthim nga një infeksion i mëparshëm".

Buletini mjekësor nuk do të dalë sot, por gjithçka shtyhet për nesër dhe i është besuar profesor Zangrillos.

Ish-kryeministri mund të qëndrojë në spital për disa ditë. Me të është edhe partnerja e tij Marta Fascina, nuk mungojnë edhe vëllai i tij Paolo dhe Licia Ronzulli.

Nga eksponentët politikë të të gjitha partive erdhën shumë mesazhe për shërim të shpejtë.

Lajmi për shtrimin në spital po bën xhiron e botës.