Transportonte emigrantë ilegalë drejt Britanisë, 16 muaj burg për të riun shqiptar (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 19:46
Një 27-vjeçar shqiptar dhe një shtetas britanik janë dënuar me burg, pasi akuzohen se trafikonin emigrantë ilegalë drejt Britanisë.
Bëhet fjalë për Flavian Suka, me banim në Londër, i cili është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg.
Mediat e huaja shkruajnë se është dënuar dhe britaniku Stephen Orgar, 45 vjeç, i cili është arrestuar në vitin 2019, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë shqiptarë.
Gjatë kontrollit fizik në banesën e Sukës në Londër, u gjetën dhe u sekuestruan 20 mijë paundë cash dhe kokainë me vlerë 88 mijë paundë.

/Burii: MSN

