Nuk ka prerë flokët as mjekrën për 1003 ditë, ja arsyeja
Calogero Vicario, për shkak të asbestit, ka një deficit respirator prej 38% dhe duhet të ketë gjithmonë me vete një bronkodilator.
Ish-punëtori 61-vjeçar që punonte në industrinë mekanike siçiliane sëbashku me 9 kolegë të tjerë kishte fituar të drejtën e pensionit të parakohshëm nga gjykata e shkallës së parë.
Por gjyqtarët e apelit e rrëzuan vendimin.Tani Kasacioni do të duhet të prononcohet.
Calogero, i cili kujton gjithmonë se të paktën 20 kolegë të tij kanë ndërruar jetë vitet e fundit për shkak të asbestit, nuk ka prerë mjekrën dhe flokët prej 1003 ditësh, që nga dita e rrëzimit të vendimit të shkallës së parë.
“Tani ne mbështetemi te Gjykata e Lartë, shton ai, për të kuptuar nëse është e drejtë që për një teknikë të trajtohemi si kriminelë. Inps, pas apelit, na kërkoi edhe kthimin e parave. Ishte e vështirë, por gjithmonë mendoja se kisha të drejtë dhe se absolutisht nuk duhet të dorëzohesha”.
Seanca dëgjimore në Kasacion për çështjen në lidhje me ish-metalpunuesin sicilian do të jetë më 28 prill, në Ditën Botërore të Viktimave të Asbestit.
“Atë ditë, thotë Calogero, dua të jem fizikisht atje. Dua të jap edhe një herë dëshminë time dhe do ta bëj bashkë me vajzën time.Nuk presim asgjë të veçantë, edhe sepse moralisht e ndjej se tashmë kam fituar: arritëm të zbulojmë kutinë e Pandorës.Përpara vitit 2009, askush nuk fliste për asbest në Siçili”.

