Muzeu i selfie-ve/ Atraksioni më i ri për të apasionuarit pas fotografisë në Kajro
Muzeu i selfieve është hapësira më e re argëtuese në Kajro që është shndërruar në vendin e preferuar për të apasionuarit me fotot e bukura për Instagram.
Edhe Kajro ka tashmë Muzeun e Selfie-ve, një atraksion që vizitohet çdo ditë e më shumë nga të apasionuarit pas fotografisë dhe instagramit. I themeluar nga motrat Hoda dhe Eyman Abdelaziz, Salla e Selfie-ve në “Festival City Mall” është një odë e peizazhit të përsosur të pikturës.
Me fjalë më të thjeshta, muzeu ofron të njëjtën joshje magnetike që Doja Cat prezantoi kur u vesh me kristale të kuqërremtë Swarovski. Ndërsa përshkon sallën shfaqet pista Rainbow, ylberi, e mbështjellë nga një spektër rrezatues ngjyrash.
Organizatoret shpresojnë se kjo ide jo vetëm që do t'i sjellë njerëzit në muzeun e tyre, por edhe në qendrën dikur popullore Uptoën.
“Është fantastike. Do të jetë e bukur...njerëzit do të kënaqen duke ardhur këtu”, thanë ato.
Dhoma e Oscar-it, është një hapësirë që rikkrijon epokën e artë të Hollivudit dhe dhe magjepsjen e botës së filmit. Sigurisht, askush nuk do të mund t'i rezistojë zhytjes në gropën e topit blu të ndezur, ku ju mund t'i dorëzoheni me lumturi lojërave të pafrenuara më parë.
“Hall of selfies” gjithashtu planifikon të bashkohet me artistë vendas për të ndryshuar dhomat brenda, në mënyrë që të mbajë përvojën të re dhe të shfaqë talentin e tyre.