Akuzat për trafik organesh ndaj UÇK-së, avokati Gashi: Nisma e Ramës e vonuar, organet shqiptare t'i vënë "kapakun"

Po zhvillohet në Hagë procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte e trafik organesh.

Avokati Tom Gashi në një lidhje për Ora News nga Prishtina u shpreh se  nisma e qeverisë shqiptare për të mbledhur firma për anulimin e raportit të Dick Martin është një nismë e mirë por shumë e vonuar.

Sipas tij duhet të jenë fillimisht organet gjyqësore shqiptare që ti vënë kapakun juridik se trafiku i organeve nuk ka ndodhur që më pas ta kalojnë në Këshillin e Europës.

"Kanë qënë ditë të vështira dhe ky është vetëm fillimi që do të zgjasë rreth 5 vite.

Në aktakuzë përfshihen rreth 100 incidente e raste tepër të rënda ku opërfshihen se janë ndaluar mbi 400 persona e mbi 100 janë vrarë. Mbrojtja e z.Thaçi thotë komplet të kundërtën. Ajo thotë se edhe nëse ka patur raste të krimeve e veprave penale ata nuk e dinë ndërsa kjo hierarki e lartë e UÇK-së është një pjesë e shtabit të ëprgjithshëm të UÇK-së. Prokuroria shihet se ka nën shënjestër shtabine  përgjithshëm të UÇK-së.

Ishte një nismë shumë e mirë e kryeministrit Rama edhe pse shumë e vonuar, kanë kaluar 8 vite prej themelimit të Gjykatës speciale, ndërsa akuzat për trafik organesh thonë se ka ndodhur në familjen Katuçi, në fshatin Gur në Shqipëri. Mersin Katuçi është gjallë, është mirë, jeton ende në shtëpinë e njëjtë. Para se rasti të dërgohet për anulim në Këshillin e Europës do të duhet që dhe organet kompetente në Shqipëri, Prokuroria e Gjykata ti vënë kapak në aspektin juridik se kjo çështje nuk ka ndodhur," tha ai.