Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së, Muçi: Serbia ka punuar me kujdes për prova, e vështirë për të gjetur kundërprova
Ka nisur sot në Gjykatën speciale të Hagës procesi ndaj ish-krerëve të UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në një lidhje për Ora News avokati Besnik Muçi deklaroi se autoritetet serbe duket se kanë punuar me kujdes dhe mund të kenë prova të ruajtura e të fabrikuara prej kohësh. Një gjë e tillë do të ndikojë në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së pasi do të jetë e vështirë për të kundërshtuar provat e për të gjetur kundërprova për to.
Besnik Muçi: Gjyqi për shkak të provave të shumta, mbi 320 dëshmitarë, kërkon një kohë shumë të gjatë. Disa thonë 5-6 vite. Veç kësaj dhe provat që do të kërkojë mbrojtja. Kjo kohë në gjykimin tim ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në këtë rast duke marrë parasysh rastin se autoritetet serbe kanë punuar me shumë kujdes prej 2008 për këtë ditë, duke se provat diku janë të fabrikuara, diku mund të ketë ndonjë episod që të ketë dëshmitarë, ngjarje apo struktura të personave të UÇK-së.
Kjo krijon vështirësi për mbrojtjen e UÇK-së pasi janë prova të ngrutësuara e do të jetë e vështirë për të gjetur kundërprova.
