"Po e kalonte fshehurazi në parlament", Erebara kujton skandalin që e bëri Ramën të etiketonte median si kazan
Gazetari Gjergj Erebara i ftuar në "Ora e Betit" tha se mënyra si politikanët devijojnë vëmendjen nga skandalet është duke vrarë lajmësin.
Ai kujtoi edhe si doli për herë të termi kazan për median.
Gjergj Erebara: Mënyra si politikanët heqin qafe debatin mbi skandalet e veta është duke vrarë lajmësin, duke e akuzuar median sikur është përgjegjëse. Rama e ka bërë vazhdimisht, edhe Berisha në kohën e vet. Shprehja kazan ka dalë kur ajo pak media e lirë që kishte mbetur në 2016 informoi publikun dhe tha se Edi Rama po bën një ligj për importin e plehrave. Në vend të mbante përgjegjësi për ligjin që kishte propozuar vetë dhe po e kalonte në parlament fshehurazi, ai tha se fajin se kam unë që kam bërë ligjin por media që ju ka dhënë lajmin ju dhe media është kazan. Sa herë ka pas skandale, aq herë ka tentuar të vrasë lajmësin.U arrestuan shokët e Saimir Tahirit në 2017 në Itali për trafik droge, Rama akuzoi median si rrezik publik. Sot e kësaj dite Rama bën të njëjtën gjë. Kjo është një klimë shumë e rrezikshme. Duke akuzuar median në terësi ai që ha dhunën në fund fare është gazetari.
