"Rama është investuar te politika e mosbesimit", Baçi tregon "mëkatet" e medias përballë qeverisë

Analisti Agim Baçi i ftuar "Ora e Betit" thotë se kryeministri Rama ka kohë që është investuar në politikën e mosbesimit.

Përmes kësaj strategjie, thotë ai, e ka më të lehtë të kontrollojë qytetarët.

Baçi: Rama ka kohë që investon te politika e mosbesimit, sa më shumë njerëz të mos besojnë se kështu i kontrollon. Të mos besojnë te asgjë. Edhe te sondazhet e fundit, Rama nuk ka me çfarë krenohet por thotë kush ëhstë më i keqi.Më parë kishte një reklamë mobilerie ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk keni parë. Tani bën fushatën kush është më i pabesueshmi.Mjafton sondazhi që 70% e njerëzve duan të largohen. Si mund të flasim për arritje të qeverisë? Media ka fajet e veta.Nuk ka mundur dot ti bëjë ballë kryeministrtit që të paktën tallja e tij të mos kishte këtë pushtet që ka sot.