A do ta pranojë Lulzim Bashën nëse vjen në fushatën e tij? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2023, 18:55
I ftuar në Ora News, kandidati për bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi u pyet nga gazetari Arnold Kariqi nëse do ta pranonte Bashën në fushatën e tij elektorale.
Ai tha se programi i tij ofron lehtësi në trafik dhe në lëvizjes, edhe Bashës e Alibeajt, edhe Bejkos dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.
Këlliçi: Basha nuk më ka uruar dhe nuk kam pasur komunikim me të. Ai mund të vijojë si qytetar i Tiranës. Programi im do t’i ofrojë lehtësi në trafik dhe në lëvizjes, edhe Bashës e Alibeajt, edhe Bejkos dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.
