Baçi: Media e ka humbur fuqinë sepse kur denoncon nuk ka reagim, duhet të kishin bojkotuar Ramën kur i quante kazan

Analisti Agim Baçi i ftuar "Ora e Betit" duke komentuar situatën e medias në Shqipëri tha se sakohë drejtësia nuk vepron media mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Sipas tij media e ka humbur fuqinë që ka sepse kur denoncon nuk ka reagim.

Baçi: Për sa kohë nuk ka drejtësi, media, opozita dhe qytetarët e ndërgjegjshëm që flasin do të ngjajnë si thashethemexhinj. Drejtësia është ajo që i kthen këta të gjithë këto thashthemexhinj dhe ato që themi ne nuk kanë kuptim. Ndaj media e ka humbur fuqinë që ka sepse kur denoncon nuk ka reagim. Duhet rtë reagojë SPAK, hetimet. Duhet të jenë të tilla këto institucione sepse përndryshe politika vetë është e prirur ta fshehë, institucionet nuk veprojnë dhe atëherë ne ngjajmë si thashethemexhinj. Ai është udhëhequr nga ideja e kazanit sepse media nuk e ka bojkotuar kryeministrin, mediat duhet ta kishte bojkotuar dhe nuk duhet të kishte lejuar të tallet nga kryeministri.