Gazetarja e pyet për hetimin e Ahmetajt nga SPAK, Rama refuzon të përgjigjet dhe ikën

I pyetur lidhur me hetimet që ka nisur tashmë SPAK ndaj ish numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetajn kryeministri Rama zgjodhi të mos përgjigjet dhe u largua.

Pyetje: Ish numri dy i qeverisë tuaj tashmë po hetohet nga SPAK me katër akuza. A do merrni vendim politik, zoti Rama?

Rama: Kjo është pjesë e këtyre thashethemeve. Faleminderit!

Ndërkohë që ish-zv. kryeministri tashmë është nën hetim nga drejtësia, Rama duket se po bën me Ahmetaj atë që ka bërë me gjithë bashkëpunëtorët e tij, duke e lëshuar te drejtësia.

Ai më herët është shprehur se çdokush që ka probleme me drejtësinë e ka personale dhe jo kolektive me Partinë Socialiste apo me qeverinë e tij.